Mots en mouvement /Words on the Move 2008
Traduction d'extraits du poème "Flying Lizard" de Catherine Kidd.
Translation of excerpts from Catherine Kidd's poem "Flying Lizard."
Faruk Myrtaj (Albanian writer)
Toronto, Ontario
Reptil fluturues (Translation into Albanian)
Kur vjen rasti për të zgjedhur, veç tri mënyra ke të mundshme
Duke pohuar, duke mohuar, dhe alternativa që s'është as Po as Jo.
Me vendime të sigurta s'është keq të shfaqesh,
Njerën këmbë në secilën anë dhe të ndenjurat në shalë
Zgjedhjen e bën në rastin më të parë, shet rançën dhe kërcet e ikën.
Duke ia lënë përgjegjësinë fatit- që kur të arrish atje do ta mësosh.
U zemërove që hardhuca s'është aty? E merr për budallë atë?!
Diçka joshëse, gjersa reptili do të mbesë aty për më gjatë se ti.
Se, si gjithë të tjerët, do të ikësh prej këtij qyteti
Tek një më i madh, nja gjashtë a shtatë orë më poshtë,
Në varësi të mënyrës se si do të udhëtosh.
Dhe, duke njohur veten, ashtu siç bëj edhe unë,
Do të bësh të jesh ndër të fundit që largohesh, por i pari që arrin.
Të duhet të shkelësh përmbi ca bordurë dhe të çash midis malesh.
Mos shko ndërmend të zhvendosësh malet, më thjesht lëvizë qytetin
Duhet të matesh mirë për kapërcimin e maleve.
Zemra ime brof, si një reptil kërcen, ashtu siç zemrat pëlqejnë të bëjnë
Kur diçka që kanë dëshiruar është në momentin e bërjes vërtetë
Ashtu si një dritare hapet qartazi mu aty përballë teje,
Dhe ti ngjitesh sepse e di, është e vetmja gjë për tu bërë.
Home / Page d'accueil